TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thuhet se çdo gjë e ka një limit, por këtu sigurisht që nuk flitet për klubin milioner francez. PSG-ja nuk e njeh këtë fjalë, përkundrazi, çdo herë është gati të na habisë gjithmonë e më tepër nga hera e kaluar.
Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin më në formë aktualisht në “Premier League”. I aftë në lojën me këmbë dhe jo më pak në atë ajrore, sulmuesi i Chelseat është zgjedhja e parë për në merkaton e janarit.
Edison Cavani ishte thjeshtë “viktima e parë” e njeriut që kushton pafundësisht miliona, brazilianit Neymar. Tani duket se çdo gjë i është kthyer rendit të vet por sulmuesi brazilian e ka deklaruar hapur, në Paris nuk ka vend për të dy.
Në një situatë të tillë trios Mbappe-Neymar do t’i shtohet me shumë gjasa edhe Alvaro Morata. Në këto kushte një refuzim nga ana e spanjollit, duket shumë e vështirë.