TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tetë ditë, 9 vende për t’u plotësuar dhe 20 skuadra në garë për Botërorin e Rusisë. Nga nesër e deri të enjten e 16 nëntorit, luhen sfidat e fundit, që do të plotësojnë kuadrin e Rusi 2018: 4 ndeshjet e “play-off”-it në Europë, 2 interkontinentale dhe ndeshje vendimtare në grupet A, C dhe D në Afrikë.
Në Europë nis gjithçka nesër me Kroaci-Greqi dhe Irlandë e Veriut-Zvicër, për të vazhduar me sfidat mes Italisë dhe Suedisë dhe Danimarkës e Irlandës.
Trajneri i kroatëve, Zllatko Daliç, garanton se i ka idetë të qarta për ekipin. Nëse nuk ia del Badelj, në fushë do të jetë Brozoviç, ndërsa në sulm mendon të aktivizojë Perisiç, Rog dhe Kaliniç. Modriç dhe Rakitiç janë vendimtarë në mesfushë, ndërkohë që te Greqia mungon Manolas, i ndëshkuar për shkak të kartonit të verdhë të marrë me qëllim.
Papastathopulos-Papadopulos doi të luajnë në mbrojtje dhe Mitroglu në sulm. Objektivi është i qartë për grekët: të mos pësojnë dh eta mbajnë ndehshjen të hapur në për në Greqi. Kështu, ata do të luajnë në mbrojtje.
Ndeshja më e ekulibruar duket ajo mes Danimarkës dhe Irlandës, edhe pse kompanitë e basteve favorizoijnë danezët. O’Neill kërkon të surprizojë si në Kardif, por njeriu që pritet të bëjë diferencën është Eriksen, në formë të shkëlqyer me Totenhem.