SPORT, 9 Nëntor 2017, 11:45

Ramos: Nejmar te Reali? Më parë duhet të bëjmë negociata për motrën e tij…

Ramos: Nejmar te Reali? Më parë duhet të bëjmë

Mediat spanjolle kanë spekuluar gjatë ditëve të fundit për një transferim të mundshëm të brazilianit Nejmar nga PSG te Real Madrid. Rreth kësaj teme është pyetur dje Serxhio Ramos, në një intervistë të dhënë për “Cadena SER” dhe kapiteni i madrilenëve i ka lënë rrugët e hapura për një transferim të futbollistit të cilin dëri pak muaj më parë e shihte si një prej kundërshtarëve më të fortë në kampionatin spanjoll.

“Unë kam dëshirë që të kem gjithmonë më të mirët në skuadër dhe Nejmar është një prej tyre. Ai është një nga më të mirët në botë dhe sigurisht duke kaluar nga PSG do të ishte më e thjeshtë të transferohej te ne. Por ajo që duhet të negociohet janë ditëlindjet e motrës së tij”, u shpreh Ramos duke shpërthyer në të qeshura, pasi i referohej faktit se braziliani udhëton shpesh drejt vendlindjes për të marrë pjesë në festat familjare, duke braktisur stërvitjet.

Megjithatë, ai duket se e mendon si të realizueshme idenë e trasnferimit të brazilianit, sidomos tani që është shkëputur nga Barcelona. “Edhe për Nejmar do të ishte më e lehetë të vinte nga Parisi sesa nga Barcelona. Ai padyshim që do të ishte i nevojshëm, është një lojtar ndryshe nga ata që kemi në përbërje dhe do të bënte diferencën. Unë e kam derën e hapur për të, nëse dëshiron të vijë që në dhjetor”, deklaroi Ramos

TPZ.AL