TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të pasur në dorë “biletën” e Botërorit “Rusi 2018”, Italia duhet të kalojë Suedinë në “play-off”. Nuk do të jetë aspak e lehtë, edhe pse “axurrët” mund të jenë favoritë në letër. Ndeshja e parë luhet nesër në Suedi dhe trajnerit Xhanpiero Ventura i duhet rezultati pozitiv.
Për këtë ndeshje, trajneri i Italisë ka përzgjedhur 11 lojtarët, të cilët do të zbresin në fushë nga minuta e parë. Me skemën 3-5-2, prapavija është ajo e Juventusit, me Bufonin, Kielinin, Barzaljin dhe milanistin Bonuçi, i cili ritakon shkokët e ish-skuadrës. Mesfusha do të jetë me 5 lojtarë, ku në krahë do të vendosen Kandreva dhe Darmian, ndërsa në qendër do të jenë De Rosi, Verrati dhe Parolo.
Për sulmin trajneri Ventura ka zgjedhur Çiro Imobilen, i cili gëzon një formë të shkëlqyer dhe po shënon sistematikisht me Lacion. Partneri i tij do të jetë Simone Zaza, që gjithashtu po udhëheq Valencian në Spanjë me golat e tij.
TPZ.AL