TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo është gati për një tjetër sfidë shumë të vështirë që e sheh atë të vihet përballë Lionel Mesit, por edhe kritikëve të tij, të cilët e kanë sulmuar që nga fillimi i sezonit në të cilin portugezi nuk po tregohet aq vendimtar para portës. Lojtari me sa duket nuk është aq i shqetësuar për situatën e tij dhe mendon se ajo mund të ndryshojë shumë shpejt.
Sipas emisionit “El Transistor” në “Onda Cero”, lojtari u ka bërë një premtim shokëve të skuadrës pas ndeshjes me Las Palmas. “Do ta mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë”, ishte premtimi i futbollistit portugez, edhe pse pas 11 ndeshjesh të zhvilluara në Spanjë, ai regjistron vetëm një gol të shënuar. Ndërkaq, rivali i tij kryesor, Lionel Mesi, kryeson renditjen e goalshënuesve me 12 gola.
Ronaldo shpreson që të gjejë golin përsëri në vizitën e tij të parë në “Wanda Metropolitano”, i cili ka zëvendësuar “Vicente Calderon”. Portugezi shpreson që të lërë shenjë në këtë stadium të ri të Atletiko Madrid ashtu si i dha lamtumirën të vjetrit, ku në ndeshjen e fundit i shënoi 3 gola rivalëve në derbi.