SPORT, 8 Nëntor 2017, 15:01

Messi jep një premtim të madh nëse Argjentina fiton Kupën e Botës

Messi jep një premtim të madh nëse Argjentina fiton Kupën e

Leo Messi ka dhënë një intervistë për kanalin e njohur në Argjentinë “Tyc Sports” duke folur për Kupën e Botës. Sulmuesi argjentinas është entuziast pas kualifikimit në ndeshjen e fundit. Ylli i Barcelonës shpreson që të fitojë Kupën e Botës dhe për këtë ka dhënë edhe një premtim të madh.

Messi do të ecë plotë 68 kilometra nga Rosario në San Nicolas për të përmbushur premtimin e tij, i cili përkthehet në 14 orë ecje.

“Dua të shmang Spanjën në fazën e grupeve sepse është një kundërshtarë i vështirë. Higuain? Gjithçka e thënë për të është e gabuar. Ne kemi luajtur finale me të, dhe meritojmë të fitojmë me të.  Mascherano, Di Maria dhe Biglia janë shokët e mi, por kjo nuk do të thotë se luajnë prej meje në kombëtare. Nuk dua të shtoj gjë tjetër”, ka thënë Messi.