SPORT, 8 Nëntor 2017, 09:33

FIFA sjell tjetër gjobë për Shqipërinë, shkak tifozët kundër Italisë

FIFA ka gjobitur FSHF-në me 5 mijë franga për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga ana e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Itali të luajtur më datë 9 tetor.

Përveç penalitetit me gjobë, Shqipëria paralajmërohet për përshkallëzim të masave disiplinore në rast përsëritjeje.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria merr masë disiplinore me gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Gjithashtu edhe për ndeshjen kundër Italisë, Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit në transfertë, ndaj Maqedonisë, Spanjës dhe Izraelit në fushën tonë, FSHF është gjobitur me shuma të ndryshme monetare për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur nga FIFA me 4 mijë franga për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga ana e tifozëve në takimin kundër Ukrainës më 6 tetor në “Loro Boriçi”.