SPORT, 9 Nëntor 2017, 13:24

10 futbollistët që mund të ndryshojnë fanellë gjatë muajit janar

Fillimi i këtij sezoni nuk ka qenë i mbarë për disa futbollistë të cilët nuk kanë pasur hapësira për të treguar vlerat e tyre. Disa të tjerë janë në prag të përfundimit të kontratës me skuadrat respektive dhe për pasojë mund të largohen gjatë janarit.

Më poshtë mund t zbuloni disa prej lëvizjeve që mund të ndodhin shumë shpejt në merkato.

Joao Mario- Ka luajtur shumë pak gjatë këtij sezoni. Interi ka shpenzuar 45 milionë euro për të

Di Maria- Argjentinasi është eklipsuar te PSG nga Neymar-Cavani-Mbappé

Sadiq- Nuk ka arritur që të gjejë hapësira në skuadrën e Mihajlovic. Ndiqet nga Parma, Benevento, Verona dhe Crotone

Gabriel Barbosa- Ish-sulmuesi i Interit nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij as në skuadrën e Benficës ku është huazuar këtë sezon

Ramires- Mesfushori brazilian është gati të rikthehet në Europë,, Interi është ekipi më i interesuar

Roberto Inglese- Mund të jetë zëvendësuesi i Milik te skuadra e Napolit gjatë janarit

Sime Vrsaljko- Është një ndër emrat më të kërkuar në merkato nga Napoli, po të kaltrit duhet të fitojnë duelin me Juventusin

Rezultate imazhesh për Sime Vrsaljko

Emre Can- Mesfushori gjerman ndiqet prej muajsh nga Juventusi. Ai mund të largohet që në janar për të shmangur largimin me kosto zero

Patrick Cutrone- Një ndër protagonistët e fillimit të sezonit te Milani mund të transferohet në huazim për 6 muaj

Gabriel Paletta- Mbrojtësit i skadon kontrata në fnd të sezonit ndaj dhe mund të largohet që gjatë janarit duke parë mungesën e hapësirave