TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jyrgen Stok, ka paralajmëruar se mund të ketë sulme terroriste në aktivitetet madhore sportive së shpejti nëpër botë. Sipas tij, situata bëhet gjithnjë e më komplekse dhe rrezikshmëria është në rritje për shkak të huliganëve të cilët janë kthyer përsëri protagonistë, sidomos në Europë.
Në një konferencë për sigurinë në Katar, ai paralajmëroi se spektri i kërcënimeve ishte shtrirë më gjerë në të gjithë kontinentin dhe se situata po bëhej gjithnjë e më shumë komplekse dhe ndërkombëtare.
Shembulli i Stok gjatë kësaj konference ishin përplasjet mes huliganëve që policia nuk e kishte të mundur të kontrollonte gjatë Euro 2016, apo edhe sulmet kibernetike në Olimpiadën e Rios po në vitin e kaluar. “Ka një rrezikshmëri të lartë për eventet në të ardhmen, sidomos në Botërorin Rusi 2018”, deklaroi ai.
Gjatë javëve të kaluar, terroristët e ISIS kanë kërcënuar vazhdimisht se do të sulmojnë aktivitetin më të famshëm të futbollit në botë që zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm.