SPORT, 8 Nëntor 2017, 10:17

Sekreti i Juventusit është Alegri, ja katër lëvizjet e tij fituese!

Sigurisht, gjetjet e Masimiliano Alegrit janë për t’u studiuar. Lëvizjet e tij bindin dhe duket se po e bëjnë Juventusin të frikshëm. Është fjala për sportimin e Kuadrados si mbrojtës i djathtë, vendosjen e Pjaniçit në regji, idea për Pjacën si pasardhësin e Higuainit dhe një Dibala më i avancuar, në rolin e “falso nueve”.

Në fakt, janë edhe disa lëvizje të mëparshme që nuk kanë dalë të suksesshme. Janë për shembull aktivizimi i Dani Alveshit një sezon më parë si mbrojtës qendre në ndeshjen me Xhenoan. Po ashtu, Sturaro në të djathtë, siç ka luajtur në Champions League, si dhe Barzagli para mbrojtjes. Por lëvizjet e tjera kanë pasur sukses.

REGJIA NË TË MAJTË – Lëvizjet me më shumë intuitë të trajnerit Alegri janë dy: Pjaniç në rolin e regjisorit dhe vendosja në një rol të veçantë e Mandzukiçit, i cili i jep stabilitet modulit “5 yjet”.

NËNTA FALSE – Lëvizja interesante është ajo e javës së parë të kampionatit: Higuain del nga fusha në minutën e 26-të dhe futet Matuidi. Skema kalon në 4-3-3 dhe Dibala bën nëntën false. Lëvizje intereante, që nuk është përsëritur dhe ndoshta meriton të merret në konsideratë.