TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga dita e sotme e deri të martën, do të mësohen edhe emrat e 9 vendeve të fundit që do të plotësojnë mozaikun e 32 skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin Rusi 2018. Sigurisht që bëhet fjalë për prestigj, pasi është një nga aktivitetet më të rëndësishme të futbollit botëror, por bëhet fjalë edhe për të pasuruar ndjeshëm arkat e Federatave me disa miliona dollarë që përthehen në investime e kushte më të mira për rritjen e futbollistëve për të ardhmen.
FIFA ka bërë të ditur se ka vendosur një shifër prej 400 milionë dollarësh si shpërblim për skuadrat pjesëmarrëse në Rusi 2018, shuma më e lartë që është caktuar ndonjëherë për aktivitete të tilla. Çdo skuadër e cila eliminohet në fazën në grupe të turneut, pra ato që renditen nga vendi i 17 deri në vendin e 32-të, do të përfitojë nga 8 milionë dollarë.
Nga vendi i 9, deri në vendin e 16, pra ata që largohen në fazën e parë me kualifikim direkt, do të përfitojë nga 12 milionë dollarë. Për katër ekipet që largohen të zhgënjyera nga çerekfinalet, buzëqeshjen mund t’ia kthejë një çek prej 16 milionë dollarësh.
Vendi i katërt në Botëror do të përfitojë 22 milionë dollarë, ndërsa 24 milionë dollarë do t’i jepen vendit që fiton “finalen e vogël” të turneut për të zënë shkallën më të ulët në podium.
Finalja e madhe do të kushtojë 66 milionë dollarë, ku 28 milionë dollarë i shkojnë humbësit dhe 38 milionë dollarë fituesit të turneut.