TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në Parkun Arkeologjik të Butrintit po hidhet beton. Në parkun mijëravjeçar, që mbrohet nga UNESCO, ka nisur ndërtimi i një bar-kafeje fare pranë një muri prehistorik 7 shekuj para Krishtit. Gazetarët e mediave të ndryshme nuk janë lejuar të filmojnë, por në mënyrë të fshehtë kanë filmuar punëtorë që hedhin beton për ngritjen e lokalit.
Punimet po bëhen në Akropolën e qytetit, pranë kullës Veneciane. Sipas UNESCO-s, brenda Parkut Arkeologjik nuk lejohet asnjë ndërtim, por drejtori i Parkut, Gjergji Mano, konfirmon se leja për objektin është dhënë nga Ministria e Kulturës.
http://www.dailymotion.com/video/x62usnu