AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 15:47

Vasili shigjeton Lu: Tregoi emrat e banditëve të njohur, por jo Kryebanditin

Vasili shigjeton Lu: Tregoi emrat e banditëve të njohur, por jo

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përshëndeti deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, në lidhje me familjet mafioze që kontrollojnë jetën ekonomike dhe politike në Shqipëri.

LSI dhe Grupi Parlamentar i saj u tregua kritike ndaj diplomatit më të lartë në vend, pasi Lu, tregoi emrat e mafiozëve të përmendur gjërësisht në median vendase (Emiljano Shullazi, Klement Balili, Lulzim Berisha), por hezitoi të përmendë emrin e kryebanditit.

“Lu tregoi të gjithë banditët me radhë, u kujdes të mos nominonte vetëm Kryebanditin, i cili dihet se cili është. Pasi kryebanditi ka emër dhe është pikërisht ai që nuk i lufton bandat, i cili e inkurajon policinë që të mos merret me punën e saj, por të mbledhë vota, që të mos luftojë trafikun e drogës, por ta inkurajojë dhe ta drejtojë atë”, tha Vasili, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, që pas tetë vitesh në qeverisje (aleancë me PD: 2009-2013  dhe PS; 2013-2017) e sheh veten në opozitë.

Deputeti Vasili tha se, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj. Monika Kryemadhi i është drejtuar Ambasadorit Lu dhe Ambasadores Vlahutin lidhur me çështjen e Vetitngut pasi pa një Vetitng të pavarur me integritet të lartë nuk mund të ketë në asnjë mënyrë një luftë efikase ndaj krimit të organizuar. /TPZ.AL/