AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 15:17

Llotaria Amerikane/ Nesër hapet aplikimi, ja gabimet që ju skualifikojnë direkt

Llotaria Amerikane/ Nesër hapet aplikimi, ja gabimet që ju

Procesi i aplikimit për vizat e diversitetit për emigrantët, e njohur gjerësisht si "llotaria Amerikane", fillon ditën e nesërme në datën 3 Tetor. Procesi hapet në orën 18:00.

Aplikimi mund të plotësohet online, në faqen dvlottery.state.gov 

Disa nga gabimet që ju skulifikojnë jane:

  • Ju mund ta plotësoni formularin vetëm një herë, nëse e bëni më shumë se një herë, do të skualifikoheni.
  • Departamenti i shtetit ju këshillon ta plotësoni vetë aplikimin, pa ndihmën e një agjenti.
  • Mos e harroni numrin e konfirmimit, sepse pa të nuk do të mund të kuptoni nëse keni fituar
  • Fotografia nuk duhet të jetë e vjetër. Bëni kujdes që fotografia të bëhet me një background të bardhë, mos vendosni syze apo kapele. Rezolucioni i fotografisë duhet të jetë 600 x 600 pixels
  • Mos e lini aplikimin për ditën e fundit, sepse serveri mund të ngarkohet dhe kështu do të humbisni mundësinë për të aplikuar.  / TPZ.AL / 

Për më shumë informacion klikoni në faqen e departamentit të shtetit këtu