TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Socialiste, juristja Vasilika Hysi, mbështeti deklaratat e forta të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, gjatë ceremonisë me rastin e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.
“Katër klane dhe 20 familje mafioze mbajnë peng vettingun”, - tha Hysi, përfaqësuesja e Kuvendit gjatë një takimi në Gjykatën Kushtetuese, ku u ankimuan disa ligje të Vettingut.
Deputetja Hysi, e cila ka disa kualifikime në sektorin e krimit të organizuar në disa vende europiane, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, nuk bëri të ditur se cilat janë klanet dhe familjet mafioze që kontrollojnë jo vetëm sektorin ekonomik, por dhe disa segmente të rëndësishme të drejtësisë dhe politikës në vend.
Gjatë deklaratave të tij të forta, ambasadori Lu përmendi me emër Klement Balilin (ende të paarrestuar, edhe pse prej 18 muajsh ka për të një mandat arresti), Emiljano Shullazin (në qeli, por që organizon trafikimin e drogës nga burgu) dhe Lulzim Berishën (të lirë, ndërsa në burg janë organizatorët e lirimit të tij).
Shqipëria po përjeton një gjendje të rëndë lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. /Tpz.al/