AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 13:28

Rëndohet bilanci i viktimave në Las Vegas, 50 të vdekur dhe 200 të plagosur

Policia në Las Vegas sapo ka njoftuar se bilanci i të vdekurve në sulmin e ndodhur në mbrëmje, ka mbërritur në 50. Ky është sulmi me bilancin e viktimave më i lartë në historinë e SHBA-së.

Atentatori është identifikuar si 64 vjeçari Stephen Paddock. Ai ka hapur zjarr nga kati i 32-të i hotelit "Mandalay Bay".

Policia e Las Vegasit, ka bërë të ditur agresori është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Policia shton se ka vetëm një agresor, dhe raportimet se ka patur disa persona të përfshirë në sulm, janë të pasakta.

Presidenti Trump, reagoi nëpërmjet një statusi në twitter, duke i shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave. Trumo e quajti sulmin "të tmerrshshëm".

Gjatë sulmit njerëzit u strehuan në restorante dhe hotele. Një dëshmitar nga Londra, Mike Thompson, i tha BBC-së se pa njerëzit të vraponin në panik. "Një burrë ishte i mbuluar në gjak dhe atëherë e kuptova që diçka serioze po ndodhte".  BURIMI :BBC / TPZ.AL