TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë kaluar plot 35 vjet dhe dëshira për të gjetur djalin e tyre ishte po aq e freskët, sa ditët e para kur ata e lindën dhe e humbën. Bëhet fjalë për çiftin Miranda dhe Përparimi, të cilët zgjodhën emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, për të rrëfyer gjithë historinë. Ka qenë pikërisht emisioni me stafin e tij, që kanë bërë të mundur lidhjen telefonike live, pasi në maternitetin ku ata e kishin lindur, u kishin thënë që ka vdekur.
Artani, i quajtur ndryshe nga prindërit e tij biologjik Ergert, sot jeton me familjen e tij në Greqi. Pas 35 vitesh ai përmes lidhjes telefonike, shumë i emocionuar, përshëndeti nënën dhe babain e tij biologjikë, të cilët nuk reshtën kurrë së kërkuari, pas zhdukjes së mistershme nga spitali.
Historia e çiftit
Miranda dhe Përparimi u martuan në moshën 21-vjeçare dhe në dasme nuk ishte prezent asnjë nga familjarët e saj. Për 13 vite asnjë për tyre nuk i folën dhe nuk kontaktuan me të.
Në vitin 1982 ajo ka sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Lushnjës. Fëmija ishte djalë dhe ajo mban mend emrat e mjekëve që asistuan ne lindje Dr. Viktori, Dr. Misir Hoxha dhe një mamie me emrin Lavdie. Ky djalë erdhi në jetë nga dashuria e saj me Përparimin, i cili ne atë kohë ishte ushtar. Familja e vajzës ishte familje komuniste ndërsa djali vinte nga një familje e persekutuar dhe për shkak të biografisë së keqe ashtu sikurse funksiononte në kohën e regjimit nuk pranuan zgjedhjen e Mirandës. Xhaxhai i saj mbante një detyrë të rëndësishme po ashtu dhe ai ati. Dashuria e saj për Perparimin nuk u pranua në familje, por ajo me një guxim të jashtëzakonshem është rrëmbyer, ka ikur në shtëpinë e djalit në të cilën u mirëprit. Solli në jetë të birin ndërkohë që familja e saj e kishte mohuar dhe nuk kishte me asnjë kontakt me të.
Pasi e pa të birin e sapolindur ju dha lajmi se ai kishte vdekur dhe nuk jetonte më. I thanë se fëmija ka vdekur dhe po e varrosnin. Kjo histori ngeli mister, por prej vitesh ajo dyshon se kjo është një histori dhe skenar i familjarëve të saj. Përparimi thotë se atë ditë në darkë kur ka shkuar ne spital i kanë thënë që ‘djalin e kemi varrosur ne sipas rregullave’. Nuk i dhanë asnjë certifikate dhe nuk dine se ku u varros i biri. Aktualisht ata janë prindër të 3 vajzave, Përparimi është 57 vjeç, ndërsa Miranda 1 vit më e vogël.