TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se para dy ditësh një person pranë katërshes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi ka folur me eksponentë në burgje. Pas kësaj, tha Rama, ka ardhur edhe letra e djeshme e Metës.
“Para dy ditësh morëm informacion se një njeri pranë katërshes, ka komunikuar me persona në burgje që të marrin në dorë pjesën e tyre për revolucionin imagjinar. Menjëherë më pas del letra e presidentit të shqetësuar për situatën në burgje. Presidenti po të ishte i shqetësuar për situatën, s’duhet të kishte bërë letrën publike. Dhe e dërgoi letrën në vendin e gabuar. Po të donte informacion, do kërkonte informacion nga ministrat. Drejtorët s’janë nomenklatura e tij, pavarësisht se i duket vetja udhëheqës Suprem përkrah liderit supreme.”-tha Rama.