AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 12:49

“Duan të bëjnë 2 prillin”, Rama bën paralajmërimin e fortë: S’ka ndryshuar asgjë

“Duan të bëjnë 2 prillin”, Rama bën


Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë nga foltorja e Kuvendit, para se të nisej në tubimin e tij elektoral në Shkodër.

“Nga ana tjetër sunon të mbjellë frikën tek njerëzit sikur çoç do ndodhë. Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër. Enversitët përqiqeshin që t’i zinin rrugën PD, këta sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur busullën dhe që rrogëtarët e pahuar nga taksat në nivelin vendor po i përdor njësoj siç përdorte asaj kohe disa falanga njerëzish pa të ardhme. Ajo që është e trishtueshme është fakti që njësoj si në atë kjo përpjekje nuk ka shumicën e shqiptarëve dhe asnjë mik apo partner. Të gjitha janë kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk iu kujton kjo Haxhi Qamillin që thoshte sa të kem Shijakun dhe Kavajën me vete nuk e …për Francën dhe Anglinë. Pjesa e trishtueshme është pjesa e njërëzve të përdorur që po humbasin të drejtën që të punojnë për shtetin. Janë në shkelje flagrante të ligjeve edhe pse mund të ndjehen të imunizuar nga ligji. Jeta vazhdon edhe pas 30 qershori. Duan apo nuk duan, do të jetë dita e zgjedhjeve. Sidoqoftë ajo që na takon është çka i takon kujtdo që është me të drejtën që të jemi të vendosur dhe të vetëpërmbajtur. Mbase plani është të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite. Sepse tregon se nuk ka ndryshuar asgjë në qasje dhe metotë të liderit supreme,“- tha Rama.