TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar mekanizmin si arriti grupi i Admir Muratajt të merrte thasët me para në Aeroportin e Rinasit.
Hasan Kanaçi, shefi i kargos ka ndryshuar radhën e ngarkesave. Më 9 prill pasi u futën thasët me para dera mbeti hapur.
Sipas procedurës, paratë duhej të futeshin në fund dhe mbyllej menjëherë dera e avionit. Nga pamjet e grabitjes së 9 prillit është parë se në momentin kur futen thasët me para, dera nga krahu tjetër rri e hapur.
Kjo siç duket ka ndihmuar Muratajn dhe Klement Çalën për të mos patur asnjë vështirësi në marrjen e parave.
Për këtë arsye gjykata e ka lënë në burg Hasan Kanaçin. Gjithashtu ndaj tij ka nisur edhe hetimi pasuror.