TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Kujtim Gjuzi në seancën e sotme plenare nuk i ka kursyer akuzat ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Markut.
Po ai është kapur edhe me veshjen e saj, pasi kjo e fundit ishte veshur në seancën e sotme me ngjyrën mavi.
“A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë ç’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje”- tha ai.
Më tej Gjuzi vijoji me komentet e tij për arrestimin e Bardh Spahisë.
“Ajo vjen këtu dhe ne kemi të arrestuar ish deputetë, unë i bëj pyetjen, por mirë Bedri Spahiu doni të bëni ju? Ju vini nga shtresa e të përndjekurve politikë, si ka mundësi që të tentoni të arrestoni opozitën që zgjodhi të dilte dhe të protestonte në rrugë”- tha Gjuzi, duke i kërkuar përgjigje edhe për përgjimet e publikuara së fundi nga BILD.
