AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 11:39

Voltana Ademi nuk miraton lejen për takimin e PS: Zgjedhjet u anuluan

Voltana Ademi nuk miraton lejen për takimin e PS: Zgjedhjet u anuluan


Një ditë pas përplasjeve në KZAZ-të e Shkodrës, kryebashkiakja e këtij qyteti Voltana Ademi nuk miraton lejen për partinë socialiste për të zhvilluar takimet elektorale.

Përmes një shkresë dërguar partisë socialiste si edhe policisë në Shkodër, Ademi shkruan se Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.

Po ashtu përmes një shkrese drejtuar policisë së qarkut Shkodër, Voltana Ademi shkruan se çdo aktivitet politik elektoral në sheshet publike të Shkodrës, konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhoje Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik.