AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 10:30

‘Ia kemi q*** nënën, Gjiknuri nxjerr foton: Me çunat problematik pranë furgonit

‘Ia kemi q*** nënën, Gjiknuri nxjerr foton: Me çunat


Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka komentuar sërish publikimin e dhjetë audio-përgjimeve nga gazeta gjermane BILD, ku komunikonte me shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga, në lidhje me rezultatin e PS në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri, deputet i Vlorës, dhe i dërguari i PS atje, ka publikuar një foto ku shihet krah të rinjve të FRESSH në Vlorë.

Marrë shkas nga publikimet e para të BILD, ku Gjiknuri i thoshte Arben Keshit se do dërgonte një furgon me çuna problematik, sot ka zgjedhur të bëjë ironi me këto përgjime.

“Mirëmëngjes Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak ”-shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar dje dhjetë përgjime të reja për dosjen 184.

Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve.

Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.