AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 12:48

Bombat e Tiedes, reagon Rama: Plan politik, duan të hedhin në erë Shqipërinë

Bombat e Tiedes, reagon Rama: Plan politik, duan të hedhin në erë


Rama: Duan të hedhin në erë Shqipërinë. Disa parti politike, kundër Evropës. Reforma në Drejtësi do ndëshkonte të gjithë me radhë. Kjo është arsyeja themelore e kësaj orvatjeje, ku bashkohet ankthi nga drejtësia dhe frika nga zgjedhjet. E ku më mirë me shpresë për të realizuar këtë hedhje në erë të sistemit sesa duke marrë peng procesin zgjedhor. Procesi është për zgjedhjet vendore. Marrja peng e tij është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave. I gjithë plani me përgjime të pahetuara e të dorëzuara tek partia politike, që njofton përgjimet e Gjermanisë para se të dalin, gjetja e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari aspak i përputhur me kalendarin e protestave, flasin vetë. Është një revolucion imagjinar me punonjës bashkie me policë bashkiakë me të rinj rrugëhumbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin.