AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 11:29

Sulmet në KZAZ, arrestohen zyrtarë të bashkive dhe mbështetës të opozitës

Sulmet në KZAZ, arrestohen zyrtarë të bashkive dhe


Pas sulmeve që janë shënuar ditën e djeshme në 23 bashki të cilat janë nën drejtimin e opozitës, policia ka arrestuar disa persona.

Për sulmin ndaj KZAZ nr.42 në Kavajë, ku pati përplasje edhe me policinë, janë arrestuar 5 persona, 2 prej të cilëve janë punonjës të bashkisë, e 3 të tjerë mbështetës të opozitës.

9 persona të tjerë janë arrestuar për sulmet në Klos dhe Mat, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu, 33 persona të tjerë janë proceduar penalisht për sulmin ndaj KZAZ-ve tek Biblioteka dhe Pallati i Sportit.

Ndërkohë në Berat janë proceduar penalisht 40 persona, mes tyre edhe nënkryetarët e bashkive Berat dhe Skrapar.

Arrestimet vijnë pas përplasjeve që ndodhën dje në 23 bashki të drejtuara nga opozita.

I ndaluar është edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u shoqëruar live në emisionin OPEN.

Bashkitë kërkojnë lirimin e ambienteve që KQZ i përdor si KZAZ me argumentin se po respekton dekretin e presidentit Ilir Meta. Nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet, ndërkohë që situate politike sa shkon dhe tensionohet më shumë.