AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 11:07

Princi i Kurorës Saudite, vrasës i mundshëm i gazetarit Khashoggi

Princi i Kurorës Saudite, vrasës i mundshëm i gazetarit Khashoggi


“Ekzistojnë prova të besueshme që meritojnë hetime të mëtejshme për një përfshirje të mundshme të princit të kurorës Saudite Mohammed bin Salman në vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi brenda ambienteve të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll”, kështu shprehet një raport prej 101 faqesh i ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut që hetojnë rastin.

Hetuesit e OKB-së kanë gjetur dëshmi të besueshme të përgjegjësisë saudite të nivelit të lartë për vrasjen e përshkruar si “të paramenduar” në tetorin e vitit të kaluar. Hetimet bazohen në të dhënat mjedisore që do të hedhin dritë mbi momentet e fundit të jetës së gazetarit.

“59-vjeçarit Jamal Khashoggi mund t’i jetë dhënë një dozë qetësuese para se të mbytej me një qese plastike”, thuhet në përfundimin e hetimeve të kryera nga Hetuesit e OKB.

Raporti thotë gjithashtu se:

“Rreth tetë muaj pas ekzekutimit të Khashoggi, përcaktimi dhe caktimi i përgjegjësive individuale mbetet i fshehur nga sekreti dhe mungesa e një procesi të drejtë”.