AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 10:38

Karikatura e ditës: Blejmë vota 4000 lekë copa


Karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ka publikuar ditën e sotme karikaturën e radhës të cilën e ka titulluar “Blejmë vota 4000 lekë copa”.

Natyrisht si në shumicën e skicave, edhe këtë herë ka krijuar diçka që ka të bëjë me aktualitetin politik në vend, dhe konkretisht bëhet fjalë për skandalet e publikuara së fundmi nga gazeta gjermane Bild ku nga përgjimet është faktuar manipulimi i zgjedhjeve përmes shti-blerjes së votave.

Në skicën e ditës së sotme, Kapexhiu ka vendosur tre drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste, kreun e saj Edi Ramën, kryetarin e grupit, Taulant Ballën dhe ish-ministrin, Damian Gjiknurin.