TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona janë vënë në prangat e policisë pas tensioneve të ditës së mërkurën në KZAZ nr.11 tek gjimnazi “Havzi Nela” në Kukës.
Mes të arrestuarve është edhe inspektori i policisë së kësaj bashkie.
Ndërsa janë shpallur në kërkim në kërkim 7 shtetas si edhe u proceduan penalisht 4 të tjerë për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.
Policia raporton se në bashkëpunimin me njeri-tjetrin, kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Të arrestuarit janë:
-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.
-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.
Materialet për veprime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Çfarë ndodhi dje në Kukës?
Mëngjesin e së mërkurës, (19 qershor) pati përplasje mes punonjësve të bashkisë, policisë bashkiake dhe mbështetësve të cilët kërkonin lirimin e ambienteve në zbatim të dekretit te presidentit që anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.
Pas përplasjeve, hedhjes së gazit lotsjellës dhe tentativavës për lirimin e ambienteve të KZAZ nr 11, materialet zgjedhore janë hequr në mënyrë vullnetare nga Policia e Shtetit nga ambienti ku ishin vendosur.
Dy persona mbetën të lëndur nga hedhja e gazit lotsjellës para KZAZ 11 në Kukës, që policia e hodhi për të zbrapsur protestuesit.
Mbështetësit e opozitës dogjën goma para KZAZ, nr 11 të Kukësit në palestrën e gjmnazit të qytetit.