AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 11:51

Saimir Tahiri reagon pas përgjimeve të BILD: Ndjesë...

Saimir Tahiri reagon pas përgjimeve të BILD: Ndjesë...

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas publikimit të audio përgjimeve nga BILD, ku ai bisedon me drejtorin e Policisë në Dibër,  një fjalor banal dhe e siguron se nuk duhet të shqetësohet për ato që thotë opozita.

Tahiri kërkon ndjesë për fjalorin, por thotë se biseda nuk ka lidhje me blerjen e votave. Në fakt, në atë bisedë, Robert Aga, Drejtori i Policisë Dibër kërkon garanci se do të shpërblehet me një vend më të mirë punë për ndihmën që i ka dhënë Partisë Socialiste në zgjedhje.

Reagimi i Tahirit:

"Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.

Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.

Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.

Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.

Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.

Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!

Ndjese sinqerisht per fjalorin". 

/TPZ.al/