TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratave të Bashës lidhur për vettingun në politikë ka ardhur përgjigja e kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shkruan se Basha e do vettingun për të ardhur në pushtet pasi nuk ka shanse ndryshe.
“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam.
Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, përgjigjet Rama në Twitter.
Basha akuzoi kreun e qeverisë, por edhe deputetë e misnitra për lidhje me krimin, ndërsa kërkoi që të procesohet sa më shpejt me vetingun në politikë.
“Dje, nxori Ermal Hoxhën nga burgu, Saimir Tahiri që u vërtetua me jaht personal që lëvizte nga Mali i Zi, i jep mbrojtje politike, Xhafajt po kështu. Xhafa dhe Tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në Xibrakë, kjo është dosja me të cilën mbahet peng Edi Rama.
E mbajnë peng bandat që bëjnë ligjin nga Shkodra në Vlorë”, ishin disa nga akuzat Bashës. TPZ.AL