AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 09:03

Rama: I bashkohemi qendrimit të Tahirit kundër një gjyqi politik farsë

Rama: I bashkohemi qendrimit të Tahirit kundër një gjyqi politik

Rama u shpreh se Tahiri ishte bashkëpunëtori i tij më i ngushtë dhe për shkak të frontit të vështirë që drejtoi, ishte ai që mori më shujmë vëmendje mes syve të publikut, por edhe më i sulmuari nga rivalët tanë politikë.

“Prokuroria kërkon hetim të plotë  dhe deri në arrestim të Saimir Tahirit. Për shkak të pozicionit, ai ka qenë nga më të vlerësuarit brenda PS-së, por edhe më i sulmuari nga kundërshtarët tanë, të cilët nuk e donin punën e tij të mirë. Saimir Tahiri nuk bëhet më ministrë, ndërsa tani atë pafajësia e ndan shumë pak me akuzat e rënda”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Saimir Tahiri nuk përfitoi se ishte miku i tij, por qendroi gjatë në atë detyrë, për shkak të punës së tij të mirë, në një dikaster shumë të vështirë.

“Unë i bashkohem haptazi dhe qartazi, qendrimit të Saimir Tahirit, kundër një gjyqi politik farsë. Deri sa të dalë e vërteta, përgjigja për pafajësinë e Tahirit do të më mbetet gozhdë në mendje. Unë di versionin e Saimirit për ngjarjen, por nuk mund të besoj verbërisht versionin e tij për ngjarjen, sepse janë organet ligjzbatuese ato që do të provojnë fajësinë apo pafajësinë e tij”, tha Rama.