TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar shkurt dhe prerë kolegëve të tij në seancën pleanare që mbahet sot për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj tij, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin.
“Kam dëgjuar shumë njerëz që janë përbetuar çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë as më pak. Nuk pres ta gjej të vërtetën time këtu në sallën e Parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin, për[pjekja ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, u shpreh deputeti Tahiri, i cili u shfaq i trembur nga kjo seancë parlamentare.
Deputetët e PD mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Qeveria e drogës”. Ndërsa nga deputetët e PS Tahiri mori disa duartrokitje.