TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme 63 vjeçarin Sami Babameto me profesionin inxhinier, ndërsa 57 vjeçarja A.B, (drejtuese e punimeve) është shpallur në kërkim pasi akuzohen për plagosjen e 57 vjeçarit A.M.
Ditën e djeshme punëtori me iniciale A.M., u rrëzua nga 2.7 metra lartësi teksa punonte për rregullimin e mureve të xhamisë së Gjirokastrës. Momentalisht 57 vjeçarI i plagosur është nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. TPZ.AL