AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 12:14

Arrestimi i të “fortit” të Shkodrës/ Artan Hoxha "plas" bombën

Arrestimi i të “fortit” të Shkodrës/ Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje sot në lidhje me goditjen e grupit “Bajri” dhe arrestimet e fundit.

Artan Hoxha i ftuar në studion e “Report TV”, ka deklaruar se nuk është arrestuar kreu i grupit në fjalë, pasi sipas tij nuk është Safet Bajri kreu i grupit.

Artan Hoxha tha se kreu i grupit në fjalë është Enver Bajri, dhe ky i fundit ndodhet jashtë vendit.

Gjithashtu, Hoxha tha se pas ndërhyrjes së disa ditëve më parë të RENEA-s në Shkodër, një pjesë e tyre kanë lëvizur.

“Pas ndërhyrjes së disa ditëve më parë të RENEA-s në Shkodër, një pjesë e tyre kanë lëvizur drejt Tiranës. Fakti që është kapur në Tiranë tregon se ka pasur bazë në kryeqytet”-tha ndër të tjera Hoxha.