AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 12:23

Abuzuan me tenderat, gjykata liron mjekët dhe infermierët

Abuzuan me tenderat, gjykata liron mjekët dhe infermierët

Lirohen ne sallen e gjyqit mjeket dhe infermieret e arrestuar ne spitalin e Shkodres.

Ish-drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës si dhe 7 mjekët e arretsuar pak dite me pare jane lene te lire.

Ata u arrestuan pas akuzave per shpërdorim detyre, duke blerë ilaçe dhe medikamente mjekësore jashtë kritereve dhe kapacitetit të spitalit.

Gazetari i “Panorama” raporton se i arrestuari Luan Dragusha ka revokim mase, kurse te tjeret u lane me garanci pasurore, duke iu caktuar detyrim paraqitje.

Kush u arrestua

Pas nje hetimi dymujor te Prokurorise Shkoder ne bashkepunim me drejtorine e policise me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:

1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)

3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)

5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)

6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)

7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)

8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)

9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).