AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 13:35

Maskat terrorizojnë burrë e grua në Bulqizë

Maskat terrorizojnë burrë e grua në Bulqizë

Maskat kanë terrorizuar mbrëmjen e kaluar burrë e grua në banesën e tyre në Bulqizë.

Grabitës të maskuar nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur sendet me vlerë dhe makinën e bashkëshortëve me inicialet A.M 50 vjeç dhe B.M, 37 vjeçe. Policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Një gurp i posaçëm hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbështetur dhe nga efektiv të D.V.P.Dibër, pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se shtetasi A.M, 50 vjeç, sëbashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip benz, tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë kanë shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. TPZ.AL