TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Djali i ish deputetit të LDK-së Smajl Hajdarit, Shpëtim Hajdari ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si një prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e babait të tij dhe kundërshtarëve të tjerë politike. Hajdari poashtu ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 29 shtatorit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kanë kaluar më shumë se 15 vite që prej se ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdari u vra në hyrje të banesës së tij në Pejë, në kohën sa ishte deputet i LDK-së në përbërjen e parë të Kuvendit të Kosovës pas luftës. Por, edhe pse kanë kaluar kaq vite, ende nuk është zbardhur ky rast.