AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 12:52

“Ik thyej qafën, je në Shqipëri këtu”, Barka tregon tmerrin në median greke sherrin me Ngjelën: Jam kërcënuar

“Ik thyej qafën, je në Shqipëri këtu”, Barka

“Kam marrë shumë telefonata, mesazhe me fyerje, shpifje dhe kërcënime ekstreme … “. Keshtu eshte shprehur per median greke “Protothema” studiuesi Panajot Barka, i perfshire ne nje sherr te forte me avokat Spartak Ngjelen ne studion e Artur Zhejit, “360 grade”, dhe u largua ne menyre demonstrative nga emisioni, pasi Ngjela i tha “thyej qafen”.

gazeta i referohet deklarates se studiueses elena kocaqi, qe tha se “Po çfarë grekësh? Ata nuk janë grekë, por arvanitas që kanë turp të thonë që jemi shqiptarë. Më thoni sa grekë kanë luftuar kundër osmanëve në Greqi?”.

Duke folur per sherrin me Ngjelen, Barka ka sqaruar per median greke: “I shpjegova se termi “shqiptar” është riformuar rishtas në shekullin e 18-të e 19-të dhe shqiptarët, jo arvanitasit, u shfaqën në Epir në shekullin e 14 me Stefan Dushanin serb”.

Sipas Barkes, territoret që nacionalizmi shqiptar pretendon sot janë territore të ish Perandorisë Osmane, qe i perkasin popujve te tjere, e per kete merr si shembull edhe ali Pashen.

“Duke përdorur një përzierje të miteve të rreme dhe të folklorit, ata u përpoqën të justifikonin pikëpamjet ekspansioniste. Arvanitët janë grekë që flasin gjithashtu gjuhën arvaneze (jo shqiptarët) dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët.

Ju nuk do të gjeni një arvanit në Greqi që do të thotë se ai është shqiptar. Unë u thashë atyre se ju nuk mund të shihni realitetin nëse nuk e demistifikoni historinë”- sqaron me tej Barka, duke shtuar se “duhet të konsideroni veten me fat që keni një fqinj si Greqia, qe i dha shume botes.