AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 12:00

Banda e "Bajrit", pse u arrestua trajneri dhe portieri, lidhja me krimin

Operacioni i arrestimeve në Shkodër i koduar “Oaz” qe coi ne pranga 11 anetaret e bandes kriminale “Bajri”, prangosi edhe dy emra te njohur te botes se sportit.

Përveç Armir Grimës, ish portier, ish kandidat i PD-se ne zgjedhjet e 2013 ne Shkoder dhe aktualisht trajner, eshte arrestuar edhe portieri i besëlidhjes, Fabiol Rexhepi. 26-vjeçari është ndalur në Shkodër së bashku me gjithë të akuzuarit e tjerë.

Këto akuza fillojnë nga organizimi i llotarive të palejuara, çka do te thotë trukime të ndeshjeve, e deri te kanosjet me armë. Në orët në vijim pritet të bëhet të qarta edhe akuzat për secilin person.

Me te u arrestua edhe Armir Grimaj, sot 44 vjeç.

Ai eshte ish-portieri legjendar i Vllaznisë së Shkodrës. Aktualisht ai mban postin e trajnerit të Kombëtares së Femrave.

Grimaj numëron edhe 4 takime me përfaqësuesen tonë, të luajtura gjatë viteve1998-2000.

Kujtojme se Grimaj ka qene pjese e listes se kandidateve per deputete te PD-se, ne garen zgjedhore te vitit 2013.

lista

TE ARRESTUARIT

1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë./Panorama/