TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me shkatërrimin e bandës së prostitucionit “Bajri”.
Ai falënderon autoritet zyrtare të Belgjikës dhe Holandës për zbulimin e anëtareve të bandës, por kërkon prej tyre të nxjerrin tashme edhe tabulatet për bisedat telefonike që sipas tij, ata kane pasur me koka të politikës në vend, që nga Rama, ministri Bushati dhe deputeti i PS-së, së Shkodres, Luan Harusha.
Reagimi i Berishes:
Thirrje drejtuar autoriteteve ligjzbatuese te Mbreterive te Belgjikes dhe Hollandes!
Te dashur miq, se pari le te falenderojme perzemersisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbreterise se Belgjikes dhe Mbreterise se Holandes, te cilat me hetimet e tyre bene te mundur goditjen e njeres prej bandave me te rrezikshme te krimit nderkombetar, bandes se Bajrajve.
Te falenderojme mediat, gazetaret investigativ te ketyre vendeve, qe me guxim te madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve te tyre dhe shqiptare per veprimtarine, vendndodhjen, lidhjet e ngushta te eksponentrve kryesor te kesaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputete te tjere siçiliste.
Me kete rast le t’u bejme thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te hetojne dhe bejne publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.
Ky do te ishte nje kontribut i jashtezakonshem per Shqiperine dhe rajonin tone, stabilitetin e tyre!
TPZ.AL