TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës të hetojë dhe pezullojë nga detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.
Kërkesa e PD-së vjen një ditë pas akuzës kundër Arta Markut. Alibeaj tha se Marku po i shërben qeverisë për këto 9 muaj.
“Arta Marku gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi shkatërrimin e ekipit që po heton Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që po heton Shullazin. E realizoi qëllimin në krye të 9 muajve.”-Deklaroi Alibeaj.
Deklarata e plotë:
Arta Marku gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi shkatërrimin e ekipit që po heton Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që po heton Shullazin.
E realizoi qëllimin në krye të 9 muajve. Opinioni u njoh dje me padinë e PD-së ndaj kryeprokurores. Mediat kanë sjellë prova të cilat faktojnë se pasi largoi Elisabeta Imerin nga çështja Tahiri, Arta Marku largoi dhe Besim Hajdarmatajn në të njëjtën ditë kur u kërkua sekuestrimi i pasurive të Habilajve mes tyre dhe ‘Audi’ i famshëm.
Shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës për të mos lejuar shkatërrimin e çështjeve të tjera. PD i bën thirrje prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin e Arta Markut dhe hetimin e saj.
Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta markut me Edi Ramën? Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar? Çfarë i kanë kërkuar Markut, Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet i PS?
A ka pasur kontakte Marku me ndonjë të dërguar të Shullazit?
Të hetohet çdo lëvizje në Prokurori që nga koha kur është emëruar në detyrë Arta Marku. Hetimi dhe pezullimi i Markut është shërbimi më i madh që prokurorët mund t’i bëjnë drejtësisë. TPZ.AL