AKTUALITET, 16 September 2026, 19:49

Plagosja me armë në Durrës, kush është avokati që u qëllua (EMRI)

Detaje të reja janë mësuar për plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit. Raportohet se personi i plagosur është avokati Elton Shllaku, 52 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa sipas të dhënave paraprake, avokati është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në dorë.

Shllaku është dërguar për ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dyshon se autor i ngjarjes është një 61-vjeçar me inicialet F. F., banues në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka qëlluar ndaj avokatit për motive të dobëta.