AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 13:23

Dalin pamjet kur arrestohen 11 anëtarët e bandës “Bajri”

Dalin pamjet kur arrestohen 11 anëtarët e bandës

Policia ka bere publike pamjet gjatë ndërhyrjes së forcave speciale për goditjen e këtij grupi kriminal. Si duket ne video, nderhyrja eshte bere gjate nates.

Policia ka bere publike pamjet gjatë ndërhyrjes së forcave speciale për goditjen e këtij grupi kriminal. Si duket ne video, nderhyrja eshte bere gjate nates.

Në videon në fjalë shihet se si forca të mëdha policore, zbarkojnë në qytetin verior, ku kapin në flagrancë të arrestuarit, pjesë e bandës ku koka e grupit ishte Enver Bajri, ndërsa rol të rëndësishëm kishte dhe kushëriri i tij Safet Bajri, i cilësuar si ‘i forti’ i Shkodrës.

Të arrestuarit:

1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim;

-Enver Bajri., 45 vjeç

-N.H., 34 vjeç.