AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 13:52

Policia greke kap mat dy shqiptarët me 46 kg drogë/ EMRAT

Policia greke kap mat dy shqiptarët me 46 kg drogë/ EMRAT

Policia greke ka arrestuar në flagrancë me 46 kg marijuanë 25 vjeçarin nga Berati Sabri Mema dhe 23 vjeçarin Martin Buzi nga Fieri. Kapja e tyre u bë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë.

Policia greke thotë se operacioni u zhvilluar pas informacionit të dhënë nga policia shqiptare. Dy të rinjtë ishin duke transportuar me këmbë dy çanta me 23 pako që përmbanin 46 kg 140 gram marijuanë gjithsej. Po kështu u sekuestruan dhe 4 celularë.