TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka publikuar deklaratën e tij të bërë 9 muaj më parë, para se Arta Marku të zgjidhej Prokurore e përgjithshme.
Deputeti i PD deklaronte atëherë në komision se PS po shkelte Kushtetutën duke emëruar një Prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosjet që donte.
Sipas Bylykbashit kjo nuk është më hamendësim por provë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në prokuror.
Reagimi:
Ja ku është parashikimi para 9 muajsh (7 dhjetor 2017) kur PS propozonte shkeljen e Kushtetutës dhe ende nuk kishin dale emrat e kandidatëve për prokuror të përkohshëm, që Arta Marku apo një “artamark” tjetër po emërohej Prokurore e Përgjithshme e “Përkohshme” që të mbyllte dosjet që i digjnin Kryeministrit, duke pezulluar prokurorët që po hetonin. Përkohshmëria e saj do të zgjasë deri sa të mbyllë hesapet Rama.
Sot nuk është hamendësim, por provë.
TPZ.AL