AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 12:35

Lidhje me bandën “Bajri”, Bushati përgjigjet pas akuzës së Berishës

Lidhje me bandën “Bajri”, Bushati përgjigjet pas

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas akuzës së ish-kryeministrit Sali Berisha se është përgjuar duke folur me bandën “Bajri” në Shkodër.

Përmes një postimi në “Twitter” Bushati shkruan se gjithçka është një tentativë e PD për të kriminalizuar kundërshtarin politik. Ai ka thënë se sot është një ditë ë mirë për Shkodrën falë goditjes së krimit.

Postimi i Bushatit:

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve.

TPZ.AL