AKTUALITET, 16 September 2026, 18:09

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, raportohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në ambientet e një lokali në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Burime nga vendngjarja thonë se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Nuk dihen ende rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja.