TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave të PD për lidhje me bandën e “Bajrit” dhe reagimin e ministrit Ditmir Bushati, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka disa pyetje për të.
Përmes një postimi në “Facebook” Paloka pyet Ditmir Bushatin se sa herë është takuar me anëtarët e kësaj bande, të tregoi lidhjet që ka. Më tej pyet se sa herë i ka përdorur për të kërcënuar votuesit e opozitës.
Pyetjet e Edi Palokës:
Meqë ministri i Ramës vendosi të ‘flasë’ dhe po tund flamurin e fitores kundër krimit në Shkodër, pse nuk i përgjigjet disa pyetjeve të tjera:
– Sa herë është takuar me Bajrot?
– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqësues dhe votues të opozitës?
– Sa vota ju ka kërkuar në zgjedhje që t’i bëjnë me “mënyrën e tyre”?
– Sa herë ju ka çuar “selam” në emër të Ramës?
– Çfarë date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?
TPZ.AL