TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, foli në një konferencë për shtyp pas mbarimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së.
Vasili tha se grupi i LSI-së, konfirmoi të njëjtin qëndrim si të mërkurën, lidhur me imunitetin e Saimir Tahirit.
Nënkryetari i LSI-së foli për gjendjen e kriminalitetit në vend.
"Qeveria vepron si grup i strukturuar kriminal, në mbështetje të trafiqeve", tha Vasili. Ai u ndal gjithashtu tek bojkoti që opozita i bëri Komisionit të Sigurisë ditën e sotme.
"Pengesa e krijuar sot në komisionin e sigurisë, u bë në mënyrë që të mos zbardhet e vërteta tronditëse lidhur me mos funksionimin e radarëve."
Vasili foli edhe për projekt buxhetin e depozituar në Kuvend, që sipas LSI, ngjan me ndarjen e parave të narko trafikut dhe përmban dhurata në formë koncesioni për oligarkët.
"Projekt buxheti i depozituar në Kuvend, rezulton se është një situatë buxhetore që i ngjan ndarjes së të ardhurave të narko trafikut".
TPZ.AL