AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 12:46

Kaçe-PAOK, një dashuri e përfunduar. Ja sa shitet mesfushori shqiptar

Kaçe-PAOK, një dashuri e përfunduar. Ja sa shitet mesfushori

Ergys Kaçe dhe PAOK, tashmë një marrëdhënie e akullt dhe në përfundim.

Mesfushori shqiptar e ka humbur statusin e dikurshëm tek ekipi grek, dhe kohët arta duket se kanë përfunduar.

Kështu shkruan portali grek, Sport-fm.gr.

Trajneri i “shqiponjës së zezë”, rumuni Razvan Luçesku, nuk e ka më në planet e tij virtuozin shqiptar, të cilin e ka aktivizuar vetëm në katër nga nëntë ndeshjet e luajtura deri tani në Superligën greke.

Kontrata e Ergys Kaçes përfundon në vitin 2002 dhe pagesa e tij vjetore është 250 mijë euro.

Në kontratën e mesfushorit shqiptar ka një klauzolë për prishjen e saj në shumën e 4 milionë eurove, por PAOK-u dëshiron ta japë për më pak para.

Për momentin, për Ergys Kaçen interesohet një klub turk.

 

(d.f/Tpz.al)